Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani është për një vizitë zyrtare, në Bruksel.
Ajo është pritur në një takim nga komisioneri evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn.
“Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian po punojnë shumë ngusht për të siguruar një rajon stabil. Jam e kënaqur që isha e ftuar në Bruksel nga komisionari i BE-së, Johanes Hahn për të diskutuar prioritetet, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave”, shkruan Osmani në Twitter.