Vjosa Pllana flet për herë të parë për lidhjen me Bleron

17:13 | 24 Korrik 2024

Javën e kaluar, në rrjete sociale qarkulloi një video e Bleros me një bukuroshe në krah.

Nuk u desh shumë për të identifikuar se personi në fjalë është modelja Vjosa Pllana, shkruan Indeksonline.

Vjosa dhe Blero u panë shumë të afruar me njëri-tjetrin dhe menjëherë nxiten dyshimet se mund të kenë nisur një romancë.

Megjithatë, një gjë të tillë e mohoi Vjosa Pllana.

Bukuroshja shqiptare, përmes një postimi në Instagram Story, sqaroi se ajo dhe Blero janë vetëm miq.

“E kom pa që një lajm ka shku viral. Puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë! Unë me të s’jam kanë në lidhje kurrë, e as nuk jam. Kështu që jam beqare njerëz. Mos m’u gjuni tash. Bëj hajgare. Veç deshta me konfirmu edhe me tregu se qysh është puna” tha ajo.

Komento: