Vjosën e Albinin i presin me picë në Obiliq

12:29 | 05 Shkurt 2021

Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin i presin me picë në Obiliq.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iniciativa e së cilës i është bashkuar listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë takuar sot qytetarët e Obiliqit.

Kurti e Osmani u kanë premtuar atyre një jetë më të mirë dhe pa korrupsion në katër vitet e ardhshme.

Derisa kanë ecur sheshit të Obiliqit, një qytetar u ka ofruar atyre picë, të cilën Kurti e ka pranuar dhe ngrenë gjatë kohës sa ka përshëndetur qytetarët.

Komento: