Vlahovic kompleton transferimin 75 milionësh te Juventus

22:08 | 28 Janar 2022

Dusan Vlahovic, ka përfunduar transferimin e tij prej 75 milionë eurosh (62 milionë £/84 milionë dollarë) nga Fiorentina te Juventusi, me sulmuesin serb që vendosi të refuzojë interesimin nga Premier League në favor të Serisë A.

22-vjeçari ishte lidhur shumë me një lëvizje në Angli pasi u bë e qartë se ai nuk do të vazhdonte kontratën e tij në Firence,përcjell ORAinfo.

Arsenali, Tottenham dhe Manchester City u raportuan se kishin shfaqur interes, megjithatë Juventus e ka fituar garën për një nënshkrim shumë të kërkuar./ORAinfo/

Komento: