VLEN-i shpall fitoren në Tetovë, feston me këngë e valle

23:26 | 19 Tetor 2025
VLEN-i shpall fitoren në Tetovë, feston me këngë e valle

VLEN-i e ka shpallur tashmë fitoren e vet në qytetin e Tetovës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për media, Adnan Azizi nga VLEN-i ka pohuar se kanë fituar në Tetovë, por edhe në shtatë komuna të tjera.

E pas kësaj, një mori simpatizantësh të VLEN-it dolën në Tetovë për të festuar me muzikë e valle. Në turmën që po feston, valvitet flamuri kombëtar, por edhe flamuri i Kosovës. Ndërsa kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë. /Klankosova.tv

Komento: