Vlera e lojtarëve, Kosova e ‘shkelë’ Bullgarinë

12:21 | 10 Qershor 2019

Bullgaria dhe Kosovës do të takohen sonte në Sofie për ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2020’.

Në këtë takim Kosova futet pas dy barazimeve paraprake, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që këto dy kombëtare e zhvillojnë kundër njëra tjetrës, dhe Dardanët synojnë të dalin me tri pikët.

Por, cila nga këto dy kombëtare ka vlerë më të madhe në treg? Sipas vlerësimeve të ‘transfermarkt’, Kosova qëndron shumë më mirë sesa Bullgaria.

Kosova vlerësohet me 57,10 milionë euro, kurse ajo e Bullgarisë me 19,95 milionë euro.

Lojtari me vlerën më të lartë në radhët e Kosovës është Milot Rashica, i cili ka vlerë prej 20 milionë eurove.

Kurse, tek kombëtarja bullgare, është Ivelin Popov me 3 milionë euro vlerë.

Komento: