Edon Zhegrova e bëri mbrëmë një tjetër paraqitje mbresëlënëse.
Ylli kosovar shkëlqeu në fitoren e Lillet ndaj Clermont Foot me rezultat 4:0 duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim në 64 minuta sa luajti.
E për këtë super-paraqitje, përfaqësuesi kosovar u vlerësua lartë, shkruan Gazeta Express.
Më saktësisht, futbollisti ofanziv u vlerësua me notën 8.7 për ndeshjen e fundjavës.
Ai pati statistika impresionuese në këtë takim, sipas “Sofascore”.
Zhegrova i ka realizuar në total 8 gola në këtë sezon në të gjitha garat dhe i ka bërë 8 asistime.
24 vjeçari është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës për momentin.