Vllasi: Integrimi i serbëve në veri po shkakton nervozizëm në Serbi – çdo hap duhet bërë me durim dhe mençuri

18:08 | 29 November 2024
vllasi:-integrimi-i-serbeve-ne-veri-po-shkakton-nervozizem-ne-serbi-–-cdo-hap-duhet-bere-me-durim-dhe-mencuri

Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi ka thënë se serbët në pjesën veriore të Kosovës po integrohen, duke e cilësuar këtë si burim të nervozizmit në Serbi.

Sipas tij, Serbia e ka të vështirë të pranojë që serbët e veriut, të manipuluar për vite me radhë nga Beogradi, tashmë po integrohen dhe kërkojnë një jetë të qetë brenda sistemit të Kosovës.

“Ky është një shprehje e nervozizmit nga Serbia, për shkak të integrimit të pjesës veriore të Kosovës në sistemin juridik, të sigurisë dhe atë të përgjithshëm të vendit. Serbia po përballet me shqetësimin se serbët e veriut, të cilët tradicionalisht pas luftës kanë qenë të manipuluar dhe instrumentalizuar nga Beogradi për qëllimet e saj, tani po integrohen. Ata po kuptojnë se serbët e veriut dhe të mbarë Kosovës që duan të jetojnë këtu, dëshirojnë të kenë një jetë të qetë dhe të integrohen në sistemin kosovar, pavarësisht dashurisë së tyre për Serbinë. Kjo po shkakton nervozizëm në Serbi”, ka thënë Vllasi në në linje direkte në emisionin FIVE të Dukagjinit.

Komento: