Vllasi: Synimi i Vuçiqit është shtyrja e dialogut, Kosova të insistojë në një afat që të njihet nga Serbia

18:28 | 24 Tetor 2023
vllasi:-synimi-i-vuciqit-eshte-shtyrja-e-dialogut,-kosova-te-insistoje-ne-nje-afat-qe-te-njihet-nga-serbia

Juristi Azem Vllasi, ka thënë se synimi kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shtyrja e dialogut.

Kjo sepse sipas Vllasit, e njëjta i konvenon vetëm Serbisë.

Ai në një linjë direkte në RTV Dukagjini ka theksuar se Kosova duhet të insistojë te ndërkombëtarët që të dijë një afat të caktuar për Serbinë, kur kjo e fundit duhet ta njohë Kosovën.

“Synimi kryesor i Vuçiqit është që të shtyhet dialogu sepse nuk i konvenon që dialogu të përfundojë me një marrëveshje finale sepse e njëjta nënkupton njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Pala kosovare duhet ta shtrojë një kusht i cili është që Serbisë t’i jepet një afat që ta njohë Kosovën dhe ta largojë atë nga Kushtetuta e Serbisë”

Komento: