Vllesa heq tarifat për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë para për të prekurit në Shqipëri

15:49 | 27 Nëntor 2019

Shqipëria është goditur mëngjesin e së martës nga një tërmet shkatërrues, duke lënë shumë viktima nën gërmadha.

Kjo ka bërë që shqiptarët nga e gjithë botës të mobilizohen për t’iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi, njofton ORAinfo.

E me të organizuar janë parë atë nga Kosova, ku qytetarë dhe biznese të shumat kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme popullin shqiptarë të prekur nga ky tërmet shkatërrues.

Në mesin e atyre që kanë ndal në ndihmë të popullit shqiptar është edhe institucioni mikrofinanciar, Vllesapagesa dhe Ria Money Transfer.

Ky institucion ka vendosur që transferi i parave të jetë falas gjatë gjithë javës për të gjithë klientët që dëshirojnë të ju dalin në ndihmë bashkëkombësve tanë të prekur nga tërmeti. /ORAinfo/

Me poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Vllesapagesa:

Vllesapagesa dhe Ria Money Transfer ofrojnë mbështetjen për klientët tanë të cilët dëshirojnë të ju dalin në ndihmë bashkëkombësve tanë të prekur nga tërmeti. Për të shprehur solidaritetin tonë, të gjitha transferet drejt Shqipërisë do të jenë falas gjatë gjithë javës, deri në 3 Dhjetor. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Sepse familja juaj vjen e para!

Komento: