Çitaku: BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Sipas saj, çdo zvarritje e ka cenuar vetë kredibilitetin e BE-së në Kosovë.
“Qytetarë nga Venezuella e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Çdo zvarritje e ka cenuar vet kredibilitetin e BE në Kosovë. BE duhet t’I japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”.