Vlora Çitaku flet për ftesën e Kryeministrit: Nuk takohemi me Kurtin për të folur për borën e parvjetshme

08:34 | 31 Gusht 2022

Çitaku: Asgjë s’ndodhi në Bruksel, s’takohemi me Kurtin për të folur për borën e parvjetshme.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të bëhet pjesë e një spektakli të panevojshëm sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në mbështetjen e dialogut me Kosovën e Sebrinë. Ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrtit për të përmbushur obligimin e tij kushtetues e ligjor. Konstruktiviteti ynë nënkupton se në nuk pranojmë të bëhemi pjesë e një spektakli të panevojshëm”, tha Çitaku në Prime Time, shkruan Gazeta10.

Çitaku madje ka ironizuar me kryeministrin Kurti i cili dje u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të diskutuar për bisedimet e fundit me Serbinë në Bruksel.

Ajo tha se PDK-ja nuk është e interesuar të diskutojë për borën që ka rënë parvjet.

“Asgjë s’ka ndodhur në Bruksel. Kemi një degradim të procesit dhe kthim në çështje tenike. Ne insistojmë që të shtyhet përpara marrëveshja finale me Sebrinë. Ne jemi të gatshëm të takohemi me kryeministrtin për të diskutuar për atë marrëveshje, por jo për borën që ka rënë parvjet. Marrëveshjen për targa e dokumnete të udhëtimit e kemi bërë para dhjetë dekadave. Për më tepër që ne u informuam nga Escobar dhe kryeministri nuk kishte asgjë të re për të na thënë. Përmbyllja e dialogut me njohjen reciproke është interes vital e nacional i Kosovës. Ne jemi kundër që të prodhojmë show mediatik të panevojshë”, tha më tej Çitaku në Prime Time.

Komento: