Çitaku i quan qesharake reagimet e akterëve të VV-së për arrestimin e kryeshefit të KEK’ut: Komplot global kundër VV-së.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar reagimet e deputetëve të LVV-së për rastin e Nagip Krasniqit.
Ajo tha se këto reagime në mbrojtje të, siç e quan ajo, “mafisë energjetike”, janë për keqardhje.
“Qesharake dhe për keqardhje reagimet e eksponentëve të lartë të LVV në mbrojtje të mafisë energjetike”, shkroi Çitaku, përcjell Reporteri.
“Jo Serbia, Jo barikadat, jo… ka mbetë me e lidhë edhe me ngrohjen globale dhe luftën në Ukrainë. Komplot global kundër LVV”, ka shtuar ajo.