Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet mbi Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm rreth punës së UMMIK-ut në Kosovë, ka thënë se OKB e ka ndihmuar Kosovën kur ishte në momentet më të vështira.
“Ju keni qenë shkëmbi ynë mbështetës. Presidenti i mençur Ahtisaari ka propozuar që Kosova të shpall pavarësinë, dhe Kosova ka pasur të drejt për këtë. Situata është më ndryshe nga kur UNMIK-u erdhi 20 vite më parë. Kosova ka ndryshuar dhe gjithnjë e më shumë po bëhet më i integruar në Bashkësinë ndërkombëtare. E tërë kjo falë përpjekjeve të OKB-së dhe NATO-s”, ka thënë ajo.
Çitaku ka theksuar se i janë mirënjohës UNMIK-ut për kontributin, por nuk shohin më arsye ta vazhdojë misionin.
“Mekanizmat e sigurisë dhe KFOR-i e garantojë në sigurinë e popullit tonë. A mund dikush në këtë sallë të më tregoj se cila është puna e UNMIK-ut në Kosovë. Resurset e këtij misioni mund të shfrytëzohen shumë më mirë diku tjetër”, ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur edhe oepracionin e Policisë në veri të vendit, duke thënë se Policia ka intervenuar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
“ Policia e Kosovës është një organizatë që vepron me standardet më të alrta të profesionalizmit dhe integritetit. Ajo ka dëshmuar se është e gatshme të bashkëpunoj në luftën kundër kriminalitetit. Policia e Kosovës ka organizuar një operacion em sukses që kishte për qëllim luftimin e korrupsionit në disa vende, dhe operacioni ka ardhur pas hetimeve disa muajshe. Janë bastisur 12 lokacione, janë arrestuar 19 policë. Ata janë shtetas të Kosovës. Policia e Kosovës nuk është ballafaquar me rezistencë gjatë zbatimit të planit, me një përjashtim ku në Zubin Potok, ku policët u ballafaquan me rezistencë të armatosur, me të shtëna me armë dhe me psotblloqe të vendosura në rrugë”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se janë arrestuar disa civilë për ëktë.
“Në mesin e tyre ka qenë një diplomat i komunitetit Rus, Mikhail Krasnoshchenkov. Ai ka përdorur automjetin zyrtar të Kombeve të Kashkuara me targa të OKB-së për të ndaluar aksionin. Policia gjatë ehtimeve ka gjetur një motosharr në automjetin zyrtar, për të prerë drurë që t’i vënë si barrikada. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe ka refuzuar të tregoj dokumentet identifikuese. Pas kësaj Policia e Kosovës ka vazhduar me arrestimin e tij, ku është dërguar në stacion policor dhe është mbajtur në mbajtje. Madje i është dhënë trajtimi mjekësor. Pra asgjë serioze”, ka thënë ajo.
Çitaku ka theksuar se KFOR-i ka vërtetuar se bastisjet kanë qenë pjesë e oparacionit të realizuar vetëm nga Policia e Kosovës.
“Ne kemi qenë të tmerruar nga deklaratat që janë bërë në Beograd për këtë oepraciont ë suksesshëm e që ka qenë vetëm qëllimi i luftimit të krimit. I vetmi qëllim i operacionit ka qenë siguria e popullit të Kosovës që të mbrohen nga bandat kriminale”, ka thënë ajo.
Sipas saj Kosova ka qenë nikoqire e një numri shumë të madh diplomatësh të huaj.
“Asnjëherë nuk ka pasur të vërteta që Policia e Kosovës shënjestron diplomatët e huaj. Diplomati rus, Mikhail Krasnoshchenkov u bë me dëshirë pengesë apo mburojë e bandave kriminale. Çka do të ndodhte nëse njëri nga ne këtu do të pengonte një operacion policor këtu, apo në Moskë, apo në Berlin, ose kudo në botë. Qeveria e Kosovës plotësisht ka respektuar elgjislacionin ndërkombëtar që rregullon statusin e diplomatëve, kjo nuk ka të bëjë fare me UNMIK-un. A duhet ne të kuptojmë që mandati i OKB-s është zgjeruar ëpr të përfshire edhe pengimin e zbatuesve të ligjit në mandatin e tyre. Një anëtarë i misionit të OKB-së në Kosovë, vendos jetën e zyrtarëve tonë në rrezik. Kërkojmë hetim të OKB-së me këtë sjellje të paprecedent”, ka thënë ajo.