Vlora Çitaku: Nëse ofrohet njohja reciproke, duhet të shtyhet vendimi për targat

23:49 | 07 November 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vloa Çitaku, ka thënë se nëse plani franko-gjerman ofron njohjen reciproke, atëherë vendimi për targat do të shtyhet.

Çitaku deklaroi kështu duke folur për gjendjen në veri të vendit.

“Ne duhet të jemi të qartë, nëse projekti franko-gjerman apo ai euroatlantik ofron njohjen reciproke, atëherë është e pakuptimtë që ne të ngulim këmbë për targat. Më të vlefshme për targat është njohja reciproke. Pra, nëse ne kemi në dorë një marrëveshje me njohje reciproke ne duhet ta shtyejmë vendimin për targat”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo shtoi se ka kundërshti në mes të deklarimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dhe shefit të Qeverisë, Albin Kurti.

“Këtu ka shumë huti. Kishin një kualifikim nga zëvendëskryeministri Bislimi i cili projektin franko-gjerman e quante pro serb, ndërsa kryeministri Kurti projektin franko-gjerman e quante të pranueshëm për Kosovën”, shtoi Çitaku.

E dyta e PDK-së e konfirmoi pjesëmarrjën e kreut të kësaj partie, Memli Krasniqi në takimin e nesërm të ftuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Komento: