Vlora Çitaku shfaqet me veshje kombëtare, sa bukur po duket

14:22 | 11 Dhjetor 2019

Veshjet kombëtare cilësohet një “pasuri” për një komb.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku është njëra prej politikaneve më të dashura, shkruan rtv21.

Vlora ka marrë pjesë në pritjen vjetore për korin diplomatik i organizuar në Shtëpinë e Bardhë, e veçanta e kësaj pjesëmarrje është se Vlora atje është shfaqur me veshje kombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vlora përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku.

Vlora me paraqitjet e saj elegante gjithmonë arrin që të tërheq vëmendje dhe të vlerësohet jo vetëm për mençurinë, por edhe për dukjen.

Komento: