Vlora Çitaku viziton Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Ata po mbahen peng

16:25 | 26 Shtator 2022

Çitaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Ata po mbahen peng.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë.

Sipas saj, ish-krerët e UÇK-së nuk janë burgosur, ata po mbahen peng, njofton Klan Kosova.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng”.

“Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë”.

“Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin”.

Komento: