Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

13:14 | 28 Shtator 2026

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku mori 95 vota dhe, në këtë mënyrë, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, pas dështimit të seancës së kaluar, kur deputetët e VV-së nuk e votuan atë.

Çitaku nuk u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 shtatorit 2026, pasi mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime, kryesisht për shkak të abstenimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), pas së cilës PDK-ja lëshoi sallën.

Komento: