Vlora Dumoshi ironizon keq me ministrin Vitia: Pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh ma shume

17:34 | 14 Maj 2021

Dumoshi ironizon me ministrin Vitia: Pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh ma shume.

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me pritjet e gjata të qytetarëve për tu vaksinuar tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se Vitia vendin e ka sjellur në Katrahurë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.

“O Minister pije edhe naj ndoshta kthjellesh ma shume, dhe e sheh se cfare katrahure ka kriju keqmenaxhimi yt kundrejt pandemise.

Kryetari Mustafa dikur thoshte “ata qe e kane leshuar kosen gjere, ne fund do t’i prejne kembet e veta.” Ashtu duket sot. Pas renjes nga skelet fiktive te propagandes, kjo qeveri del e pa afte per te menaxhuar me pandemine. Fatkeqsisht, pasojat po i vuajne te gjithe qytetaret e Kosoves”, ka shkruar ajo.

Komento: