Vlora Dumoshi thotë se policia e ngatërroi gjininë e fëmijës që u godit nga vetura e ministres Hajdari

11:24 | 11 Prill 2022

Vlora Dumoshi ia tregon Policisë disa informacione për aksidentin ku ministrja Hajdari e goditi me veturë një fëmijë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi e ka akuzuar policinë e Kosovës se nuk e kanë treguar saktë gjininë e fëmijës në raportin e tyre për aksidentin ku ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari e goditi me veturë një fëmijë.

Ajo ka bërë publik lajmin për raportin e policisë duke shkruar vetë disa informacione që i di.

“Policia…Viktima është vajzë e lindur në vitin 2012. Cili është shkaku që edhe gjinin nuk e tregoni drejt? I uroj shërim të shpejt. Rozeta Hajdari, gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”, ka shkruar ajo.

Komento: