
E gjithë bota po vazhdon të përballet me koronavirusin.
Që nga përhapja e pandemisë të gjithë po mundohen të qëndrojnë në shtëpi, e në këtë mënyrë po bëjnë apel që qytetarët të iu përmbahen sa më shumë këtyre formave si masë e parandalimit të virusit vdekjeprurës, njëjtë po vepron edhe Vlora Çitaku.
Vlora nga shtëpia e saj përmes një postimi ka përcjellur poashtu porosinë që të qëndroni në shtëpi.
Ambasadorja e Kosovës në ShBA ka postuar një fotografi në faqen e saj në Facebook nga ballkoni i shtëpisë teksa shihet e rregulluar dhe e buzëqeshur me një pije në dorë.
“U vesha, e u ndreqa, e dola në ballkon, rri n’shpi”, ka shkruar Çitaku sipër fotografisë.

