Vodhën një lokal, arrestohen dy persona në Prishtinë

08:56 | 08 Nëntor 2025
Vodhën një lokal, arrestohen dy persona në Prishtinë

Janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë  07.11.2025 – 00:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Komento: