Vodhi 1 euro e 20 centë në kishë, arrestohet një person në Gjakovë

10:03 | 14 Mars 2024
vodhi-1-euro-e-20-cente-ne-kishe,-arrestohet-nje-person-ne-gjakove

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti kishte vjedhur 1.20 euro në një kishë.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në orën 11 e 40 minuta.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për vjedhje të rëndë.

Gjakovë / 13.03.2024 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte vjedhur 1.20 euro në një objekt fetar (kishë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: