Zgjerohet lista e personave që janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.
Krahas ish shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, Dobi ka vjedhur edhe vëllanë e ish zyrtares.
Sipas news 24 Leonard Çikos i ka grabitur vetëm sende me vlerë.
5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë por ende nuk ka informacion për origjinën e parave.
Të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë ende asnjë detaj për policinë.