Vogëlushi qan duke u larguar: Babin e lamë në Kiev, do të luftojë me heronjtë tanë

11:11 | 28 February 2022

Familjet në Ukrainë janë dërrmuar në konfliktin më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo edhe pasi gratë dhe fëmijët ukrainas i kanë lënë pas burrat dhe baballarët e tyre pasi autoritetet ukrainase urdhëruan burrat e moshës 18-60 vjeç të qëndronin dhe të luftonin kundër forcave ruse, raporton The Guardian.

“Ne e lamë babin në Kiev dhe babi do të shesë gjëra dhe do t’i ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë, ai madje mund të luftojë”, tha Mark Goncharuk, një vogëlush në lot, ndërsa ai dhe të afërmit e tij iknin nga kryeqyteti.

“Ne kemi ecur për rreth tre orë dhe ju na shpëtuat. Mendoja se do të ecnim për dy ose tri ditë. Mendoja se do të ecnim gjithë ditën, por ju na ndihmuan”, shton ai.

Komento: