Vogëlushja te Kurti, avokati: Të ndalet ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore

16:55 | 01 Qershor 2026
vogelushja-te-kurti,-avokati:-te-ndalet-ekspozimi-i-femijeve-ne-fushaten-zgjedhore

“Ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm i cili duhet të ndalet”.

Kështu tha ushtruesi i detyrës se Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili potencoi se fëmijët duhet të përfshihen në proceset vendimmarrëse kur diskutohen interesat e tyre, por jo të përdoren si instrumente për qëllime elektorale.

“Konsideroj se duhet secila parti politike dhe secili lider institucional dhe politik me pas kujdes në ekspozimin e fëmijeve nëper fushata dhe tubime publike. Natyrisht ekzistojnë rregulla strikte të veprimeve të tilla. Ne do ta analizojme si rast dhe do të dalim me qendrim zyrtar por nga ajo që kemi parë është një model jo i përshtatshëm i ekspozimit të femijeve ne tubime politike. Çka është e rëndësihme është që fëmijët me u përfshirë ne vendimmarrje politike kur janë në pyetje interesat e tyre por jo me u përmend si instrumente politike për qëllime elektorale dhe unë besoj se praktikat e tilla duhet të ndalen pavarëissht nëse ato paraqesin shkelje të rregullave dhe standardvr në te cilat prezantohen si prindër si qytetarë duhet të kujdesemi që ansjë fëmijë te mos ndihen të keqpërdorur në situata të tilla”, tha ai.

Ndërsa, Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijeve zgjedh të mos komentojë përfshirjen e fëmijeve në aktivitetet e fëmijeve në tubime politike, duke iu referuar vetëm reagimit të djeshëm të bërë nga ta dje.

“Ky reagim ka ardhur nga raportimet nga terreni dhe pikërisht nga mediet që është parë përfshirja e fëmijëve në aktivitet e subjekteve politiken gjatë fushatës zgjedhore. Si KOMF nuk do të prononcohemi për reagimin e djeshëm reagimi është publik sot kemi filluar fushatën dhe sot dhe ditet në vijimë do tua kushtojmë fushatës “drejtësi qe sheh fëmijën”, tha ajo.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të marrë masa, pasi ka thënë se raportimet në terren tregojnë se fëmijët po përdoren nga subjektet politike në fushata.

KOMF-i ka kërkuar nga subjektet politike që t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmanget përfshirja e tyre në aktivitete të fushatës zgjedhore.

Ndërsa, në tubimin e mbrëmshem të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur mbrëmë në Vushtri lideri i kësaj partie, Albin Kurti e ka ftuar në foltore një vajzë e cila edhe recitoi një poezi dhe kjo më pas ngjalli reagime të ashpra.

Komento: