Vojisllav Sheshel është dhëndër i Kosovës, gruaja e tij është nga Podujeva – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vojisllav Sheshel është dhëndër i Kosovës, gruaja e tij është nga Podujeva

11:40 | 18 Prill 2019

Vojisllav Sheshel është dhëndër i Kosovës.

Gruaja e liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, ka prejardhje nga Kosova. Emri i saj është Jadranka Pavloviq e cila ka lindur më 13 prill të vitit 1960 në qytetin e Podujevës.

Pas lindjes së saj, familja ishin zhvendosur në Beograd. Jadranka Sheshel më pas kishte përfunduar studimet pedagogjike, dhe kishte punuar si profesoreshë.

Në vitin 1990 ajo ishte takuar me Vojisllav Sheshelin, me të cilin u martua dy vite më pas.

Nga kjo martesë, qifti Sheshel ka tre fëmijë.

Bashkëshorti i saj, lideri i Partisë Radikale Serbe është arrestuar në vitin 2003 me urdhër të Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Partia e Sheshel në vitin 2012 kishte vendosur që të propozonte Jadranka Sheshelin kandidate për presidente, por kandidatura e saj ishte një dështim në vete.

Ajo kishte marrë vetëm 3.8 % të votave, duke u rënditur e shtata në mesin e 12 kandidatëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!