Vojsa Osmani takohet në Washington me kongresistin Eliot Engel

14:31 | 18 October 2019

Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë në SHBA.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot është takuar me kongresistin amerikan Eliot Engel.

Përmes një shkrimi në Facebook këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani e cila ka shkruar se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Në takim me Kongresistin Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

Në saje të vizitës në SHBA, Osmani ka njoftuar se është takuar edhe me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer, zyrtarë të Bankës Botërore, senatorin Ron Johnson si dhe kongresistin Dean Phillips.

Komento: