Vokrri dorëzohet pas nëntë ditësh qëndrimi me Hetemin në komunë

12:16 | 24 June 2023

Pas nëntë ditësh qëndrimi me Hetemin në komunë, dorëzohet Vokrri.

Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook.

“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet ai.

“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”.

Komento: