Zelensky viziton Odesën për të shënuar Ditën e Marinës së Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, derisa vendi shënon Ditën e Marinës.
E mbajtur të dielën e parë të çdo korriku, në këtë festë nderohen ata që mbrojnë vendin e tyre në ujë dhe në tokë.
Sot, Zelensky ka dëgjuar një raport nga komandanti i marinës së Ukrainës, ka diskutuar perspektivat për zhvillimin e një programi dronësh dhe raketash detare dhe ka paraqitur çmime për anëtarët e shërbimit.
Ai i falënderoi “luftëtarët” e marinës ukrainase në një video të postuar në Twitter, teksa tha se “anijet ruse tashmë kanë frikë t’i afrohen bregut të Detit të Zi”.