Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës.
Në një shkrim në Twitter, Von Cramon i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve.
Von Cramon ka theksuar se barrikadat duhet të largohen si ulje e përshkallëzimit.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon.