Von Cramon i drejtohet Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Von Cramon i drejtohet Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar

23:50 | 13 Tetor 2021

Për situatën në veri ka reaguar edhe eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon.

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon i ka reaguar ashpër shefit për politika të jashtme të BE-së, Joseph Borrell, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit lëshoi për zhvillimet në veri, e ku e akuzonte Kosovën për “veprime të njëanshme”.

Von Cramon, i ka bërë thirrje Borrellit që të kritikojë shtetet ku sundimi i ligjit nuk po implementohet, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, BE duhet që të ndihmojë shtetet që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, deklarata e Borrel është komentuar me të madhe sot në Kosovë, pasi që në të njëjtën ai kritikon institucionet e Kosovës për “veprime të njëanshme” pas aksionit në veri.

Komento: