Von Cramon i kërkon urgjentisht BE-së që t’i reagojë Serbisë për pezullimin e adresave të shqiptarëve

12:28 | 16 Janar 2021

Von Cramon: BE duhet t’i reagojë urgjentisht Serbisë për pezullimin e adresave të shqiptarëve.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. i ka reaguar Serbisë për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”.

Komento: