Von Cramon insiston për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në korrik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Von Cramon insiston për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në korrik

15:36 | 06 Korrik 2022

Von Cramon: Duam zbatim të marrëveshjeve të dialogut – në korrik të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjejnë zbatim.

“Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik”, ka thënë Von Cramon në konferencën e sotme.

Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve.

Komento: