Von Cramon pas takimit me Beyer: Zbatimi i planit trepikësh, rruga për shtensionim në veri

18:07 | 19 Korrik 2023
von-cramon-pas-takimit-me-beyer:-zbatimi-i-planit-trepikesh,-rruga-per-shtensionim-ne-veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka pritur në takim deputetin gjerman, Peter Beyer.

Dyshja Von Cramon – Beyer kanë folur edhe për situatën në Kosovë dhe rrugën që duhet ndjekur.

“Patëm një bisedë të shpejtë dhe të dy u pajtuam që mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian”, ka shkruar Von Cramon, përcjell KlanKosova.tv .

“Ne duhet t’i mbështesim forcat progresive në Kosovë për të ardhmen e tyre evropiane dhe progresin në dialog”.

Komento: