Von Cramon për vizat: Bashkëndjej me të gjithë kosovarët që vuajnë nga kjo padrejtësi

23:07 | 11 October 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlament Evropian e ka quajtur “padrejtësi” mosliberalizimin e vizave që po ua pengon lëvizjen lirshëm qytetarëve të Kosovës.

Von Cramon përmendi faktin që, edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret e parapara, liberalizimit të vizave nuk po i jepet drita e gjelbër.

Ajo thotë se bashkëndjen me qytetarët e Kosovës që vuajnë nga kjo padrejtësi.

“Një shtet individual anëtar ende po e bllokon procesin. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nga maji i vitit 2018, Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Bashkëndjej me ju dhe gjithë kosovarëve që vuajnë nga kjo padrejtësi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter derisa iu përgjigj një studenteje, e cila u ankua se familjarët e saj nuk po mund të jenë prezentë në ceremoninë e saj të diplomimit pasi s’kanë viza.

Komento: