Von Cramon: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes e kufizon lirinë e shprehjes

11:03 | 27 Mars 2024
von-cramon:-ushtria-digjitale-e-vetevendosjes-e-kufizon-lirine-e-shprehjes

Raportuesja për Kosovën, Viola von Crmaon, ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, ku citon ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e një “ushtrie digjitale” për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar qëndrimet e kundërta.

Von Cramon, ka thënë se në të vërtetë “ushtria digjitale” e Lëvizjes Vetëvendosje e kufizon lirinë e shprehjes.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon.

 

Komento: