Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie.
Ajo do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës.Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30.
Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri.
Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.