Von der Leyen: “Dialogu është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale”

12:21 | 29 September 2021

“Dialogu është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale”, thotë Von der Leyen.

Presidentja e KE-së, Ursulua von der Leyen, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se dialogu është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale, pas situatës në veri.

“Dialogu i lehtësuar nga BE është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale.

Është e rëndësishme të përdoret dialogu për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Von der Leyen

Komento: