Von Der Leyen: Kosova ta formojë Asociacionin, Serbia ta bëjë njohjen De Facto

15:20 | 30 Tetor 2023
von-der-leyen:-kosova-ta-formoje-asociacionin,-serbia-ta-beje-njohjen-de-facto

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në një konferencë për media, tha se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kurse Serbia ta bëjë njohjen De Facto ndaj Kosovën.

Ajo tha se këtë mesazh do të ia përcjell edhe krerëve shtetërorë të Serbisë në vizitën e ardhshme.

“Të gjitha këto hapa të suksesshëm arrihen vetëm nëse Kosova dhe Serbia i normalizojnë marrëdhëniet. Janë fusha të caktuara ku duhet të fokusohen të dyja palët, ftojmë Kosovën ta formojnë Asociacionin e Komunave, që ka mbetur si draft. Serbia të pranoj një njohje de facto, dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyrë e vetme për të shkuar para, jo vetëm për t’iu qasur planit për rritje, por për një të ardhme në BE”, tha ajo.

Komento: