Von der Leyen mbërriti në Sarajevë, u takua me anëtarët e presidencës së Bosnjës

10:55 | 01 Nëntor 2023
von-der-leyen-mberriti-ne-sarajeve,-u-takua-me-anetaret-e-presidences-se-bosnjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Sarajevë, stacioni i fundit i turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku pas mbërritjes u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, transmeton FrontOnline.

Siç ishte paralajmëruar më parë, von der Leyen do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo (HDZ).

Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidentja e Këshillit Europian do të prezantojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si dhe udhërrëfyesin e rajonit drejt BE-së./FrontOnline/

Komento: