Von der Leyen në Kosovë, shefi i Zyrës së BE: Vizita e saj vjen në kohën kur partitë duhet të veprojnë për Presidentin

13:23 | 01 Tetor 2026

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj sot në Kosovë.

Në njoftimin e BE’së, thuhet se vizita e Von der Leyen vjen ‘’ në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin’’, përcjell Gazeta Express.

“Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si dhe të sigurojnë stabilitet institucional dhe t’i mundësojnë Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE-ja ka për të ofruar.

Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE,” ka thënë Schuebel.

Komento: