Von der Leyen në Kosovë, sot takohet me Kurtin

08:55 | 01 Tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi pritet të fillojë në orën 13:00, në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, Kurti dhe von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Vizita e von der Leyen në Kosovë po bëhet në vazhdën e takimeve të saj në Ballkan. Paraprakisht, ajo vizitoi Tiranën.

Komento: