Von der Leyen: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, nënkupton njohjen “de facto” të Kosovës

14:57 | 31 Tetor 2023
von-der-leyen:-zbatimi-i-marreveshjes-se-ohrit,-nenkupton-njohjen-“de-facto”-te-kosoves

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke sqaruar deklaratën e saj nga Prishtina se Serbia pritet të njohë “de facto” Kosovës, ajo deklaroi se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton FrontOnline.

Von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, deklaroi se Marrëveshja e Ohrit parasheh disa hapa, që është edhe njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia.

“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm, njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia, po ashtu, është e nevojshme të formohet i Asociacionit, që duhet të zbatohet nga Kosova dhe kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve që është një parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha Von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë njohje faktike nëse pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./FrontOnline/

 

Komento: