Duket se pritjet në Merdare po vazhdojnë edhe më tej.
Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, po vazhdon të jetë më i ngadalshmi për automjetet që kalojnë nga vendi ynë për në Serbi.
Udhëtarët të cilët janë duke pritur në Merdare kanë thënë se vonesat për të dalë nga Kosova janë nga 6 deri në 7 orë.
Po njëlloj nuk thuhet në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ku thuhet se pritja më e gjatë kohore mund të jetë 3 orë ose 180 minuta dhe se kolona është e gjatë 2 kilometra.