
Kuvendit i kërkohet të miratojë rishikimin e buxhetit.
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar rishikimin e buxhetit.
Kjo sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë në vend po ndikon që pagesat nga Pakoja e parë emergjente të mos ekzekutohen.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se situate e tanishme po jep shenja negative edhe për të ardhmen e bizneseve.
Sipas Rukiqit, qarkullimi i këtij viti i bizneseve nuk kalon vlerën prej 50% krahasuar me vitet e kaluara.
Tutje ai thotë se duhet shfrytëzuar edhe burimet e brendshme duke përfshirë buxhetin që të tejkalohet situate e rënduar në ekonomi si pasojë e pandemisë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të miratojë një pako të rimëkëmëbjes ekonomike dhe se kanë plan të detajuar për zhvillim ekonomik pas pandemisë.