
Vetëvendosje konteston votën e Etem Arifit dhe të Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti.
Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vota e Etem Arifit mund ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit.
Ani pse i është konfirmuar një dënim me burgim Etem Arifi, vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Madje ai votoi edhe pro qeverisë që për kryeministër ka Avdullah Hotin.
E ky fakt ka nxitur LVV që votën e deputetit Etem Arifi ta kontestojë.
Një ditë më parë ky subjekt politik iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese.
Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e konteston vetëm votën e këtij deputeti nga radhët e pakicave.
Partia që e drejton Albin Kurti, në Gjykatë Kushtetuese, po paralajmërojnë që do të dërgojnë edhe votën e një deputeti tjetër.
Ndërkohë, sipas juristëve ka bazë që vota e deputetit Etem Arifi të kontestohet.
Kushtrim Palushi tregon se cili mund të jetë vendimi i mundshëm i Kushtetueses.
Ndërkohë zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë të drejtë deputetit Etem Arifi që të vazhdojë të jetë deputet i Kuvendit.