Votat e diasporës, PZAP-i sqaron gjithçka sot në ora 16:00

13:15 | 28 October 2019

PZAP-ja , sot do të jap një vendim të rëndësishëm për votat e diasporës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.

“Sa i përket kësaj, vendimi është marrë pro, nuk është marrë në formë të shkruar, pra derisa të merret në formë të shkruar nuk mund ta kumtojmë se cili është. Por brenda ditës së sotme del edhe vendimi në formë të shkruar. Për shkak se është rregull të njoftohen në fillim subjekti që ka parashtruar ankesën, palët dhe më pas mediat e të tjerët”, tha para mediave Fejzullah Rexhepi, anëtar i PZAP-it.

Tutje ai shtoi se vendimi do të dihet sot para orës 16:00.

“Sot para orës 16:00 do të dihet, edhe përmes ueb-faqes edhe në mënyra të tjera do të njoftohen subjektet. Ishim unanim sa i përket vendimit, s’ka pasë asnjë mëdyshje. Procedura nëse pala është e pakënaqur ka të drejtë të ankohet. Secili vendim ka 24 orë kohë për ankesë, kështu që mbetet të shikohet”, shtoi Rexhepi.

Komento: