Votat e ardhura nga Serbia po konsiderohen të paligjshme nga partitë politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes anëtarëve të saj në KQZ po kërkon nga KQZ të mblidhet për të vendosur si do të procedohet me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Serbia.
Burime të Indeksonline, bëjnë me dije se LDK është kundër kontrabandimit të këtyre votave të cilat kanë ardhe jashtëligjshëm.
Anëtarët e LDK-së në KQZ kanë kërkuar që të mos procedohet me këto vota pa një rekomandim të qartë nga njesia përkatëse, ashtu sic u patën dakorduar anëtarët e KQZ-së në mbledhjen e 12 tetorit.
Ndryshe në të kaluarën PAZP pati marrë vendim për votat me postë në komunën e Istogut ku ishte anuluar i tërë procesi është shkuar në rivotim.