Votat me postë do të numërohen nesër

15:16 | 23 Tetor 2021

Nesër do të nis numërimi i votave me postë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër fillon numërimi i votave përmes postës, gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera

Komento: